Kerko ne faqe


Kontakte

TELEVIZIONI

Z

  • Zone e Lire - eshte nje emision(me pare ne KLAN;aktualisht ne VIZION PLUS ora 221.00) me karakter gjeneralist, i cili mbeshtetet mbi aktualitete te ndryshme, politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe nderkombetare, duke i percjelle ato nepermjet personazheve qe ideatori dhe drejtuesi i emisionit, Arian Çani fton ne studio.
  • ZIP Mengjes - Emision informativ i mengjesit ne VIZION PLUS. Me te ftuar specialiste, analiste, personalitete te shoqerise civile, politikane, individe. Me gazetaret Rezear Xhaxhiu dhe Jonida Shehu nga e hena ne te premte ora 07.00.
  • Zonë e ndaluar -  është një emision I cili përmes një dokumentari 30 minutësh trajton histori, ngjarje, apo personazhe që kanë përbërë aktualitet, por që në këtë emision shihen në mënyrë më të thelluar, përmes zërave pro dhe kundër. Gama e temave që prekën është e madhe, nga aktualiteti politik, trajtimi, I cështjeve sociale, kronikës së zezë dhe debatit kulturor. Karakteristikë për “Zonë e ndaluar” është se pas shfaqjes së dokumentarit, gazetari Andi Bushati, fton gjithnjë në studio një oponent të materialit të paraqitur, I cili shpreh opinionet e tij që rëndom bien kundër me linjën e paraqitur gjatë dokumentarit. Sezoni televiziv 2008/9, eshte sezoni i III-te per “Zone e Ndaluar” nga Andi Bushati ne KLAN.(e hene ora 21.00)