Kerko ne faqe


Kontakte

TELEVIZIONI

J

  • JO VETEM KAFE - Emisioni i mengjesit ne TVSH. Nje emision kulturor informativ dhe argetues, i cili u adresohet te gjitha moshave. Kemi te bejme me nje reviste, ne te cilen mund te gjesh nje numer rubrikash me ngjarje, personazhe aktuale dhe historike nga fusha te ndryshme te kultures, artit, shkences, sportit e sidomos nga jeta jone e perditshme. Viti 2007 shenon dhjetevjetorin e fillimit te transmetimit te emisionit te mengjesit. Drejtueset e para te tij kane qene gazetaret Ariana Qatipi, Eva Idrizllari, Zana Cela, Enkela Doraci, Fjoralba Shehu e me radhe … Aulona Minga, Zamira Kita, Elona Pajo, Elda Koci…mes tyre edhe muzikantet Miron Kotani e Ervin Bushati deri sa vijme tek ato qe shihni cdo dite: Migena Kraja, Edlira Birko dhe me e reja Elisa Kullakshi. Ideatori dhe regjisori i pare i ketij programi ka qene Ylli Pepo, i ndjekur nga Ilir Bega, Roland Roshi, Vasilika Londo dhe Sonila Kilica.