Kerko ne faqe


Kontakte

TELEVIZIONI

A

 

  • ALBA TV - Kanal privat kryeqytetas. Nisi transmetimet ne vitin 1996. Nje nga programet me te suksesshem te ketij televizioni ishte programi per te rinj EXTRA BUçKO. Emision tranmetuar me pare ne TVSH. Televizioni Alba Tv i ka mbyllur tranmetimet ne vitin 2003, sot ALSAT TV.
  •  ALSAT - Televizioni Satelitor Shqiptar ALSAT,është nje media vizive me nje natyre te theksuar informative me nje shtrirje te gjere sinjali tokesor dhe satelitor. Televizioni i pare privat qe eksperimentoi ne vitin 2003 tranmetimet ne vale satelitore me nje program te plote 24 ore ne te gjithe Europen dhe ne Amerike. Sot Alsat TV transmeton ne vale tokesore ne banden UHF te Alba TV
  • APOLLON TV - Televizion rajonal me qender ne qytetin e Fierit. Kjo media ka dale me transmetimet e para ne fillim te gushtit 2003 dhe qysh ne fillim shpalosi projekte te guximshme e largpamese.
  • ALBAN DUDUSHI - ka lindur ne 22 dhjetor 1972.Ne vitin 1996 ka mbaruar studimet e larta ne Akademine e Arteve, Tirane, ne Fakultetin e Artit Skenik, dega aktrim. Si student ka marre pjese ne disa shfaqje teatrore dhe ne nje film artistik. Gjate periudhes studimeve gjithashtu ka punuar si gazetar, duke mbuluar faqet e kultures ne gazeten Koha Jone dhe me pas ne revisten AKS. Ne vitin 1997 ka qene nje nder themeluesit e radio Koha dhe nga ai moment ka punuar si gazetar politik ne media te ndryshme elektronike. Prej vitit 2001 punon ne Top Channel, fillimisht si gazetar politik i informacionit, me pas drejtonte emisionin “Ora 00”. Top Show eshte projekti te cilin ai drejton qe prej fundvitit 2003, moment kur dhe u ideua ky emision.
  • ALDO MORNING SHOW -  Program i mengjesit ne TV KLAN nga e hena ne te premte ne oren 06.59. Programi nderthur informacionet, telefonatat me publikun dhe muziken. Aldo Morning Show rikthen ne ekran Aldon Lipen, drejtuesin pas kalimit te tij nga Top Channel ne TVKLAN ku drejtonte nje emision te te njejtit format "Good Morning Albania".
  • A1 TV - Televizion i Tiranes.ndryshe nga  televizionet e tjere shqiptar ky televizon vjen me nje format te ri programacioni te ndare ne dy faza: Programacioni i paradites vetem me lajme; Programacioni i pasdites me prgrame te pergjithshme.
  • ALIAS - eshte nje serial Spiunazhi televiziv, special dhe i suksesshem Amerikan ideuar nga J. J. Abrams. Pese sezonet e te cilit jane transmetuar ne kanalin televiziv Amerikan ABC nga Shtatori 2001 deri ne Maj 2006. Aktoria Kryesore e serialit eshte Jennifer Garner ne rolin e Sydney Bristow, nje agjente e CIA-as te cilen e shohim te shetise gjithe boten si agjente sekrete me ndryshime rrenjesore ne figuren e saj. Linja kryesore e serive eshte kerkimi dhe rizbulimi I krijimit te Milo Rambaldi, nje trillim te Leonardo da Vinci, si shpikes dhe Nostradamus-si profet nga koha e Ringjalljes. Seriali fitues i 11 cmimeve “Emmy” ku Jennifer Garner, aktoria kryesore eshte cilesuar si e jashtezakonshme dhe fituese e Cmimit “Golden Globe 2007” per rolin e saj ne kete serial. Me “Golden Globe” eshte vleresuar dhe skenaristi J.J. Abrams.Ne Shqiperi te drejten e tranmetimit e ka TV KLAN.
  • ANATOMIA E GREIT (Grey's Anatomy) - Seriali transmetohet ne KLAN dhe fokuson vemendjen tek te rinjte qe duan te behen mjeke, por ne te njejten kohe, mjeke qe duan te mbeten njerezore. Intensiteti i drames dhe stresi i stazhit ne menyre perfekte miksuar me anen sentimentale, me jeten e koklavitur te ketyre te rinjve qe jane duke zbuluar se as mjekesia dhe as lidhjet sentimetale mund te percaktohen vetem me te bardhe e te zeze. Pese protagoniste, me nje objektiv te vetem: te behen mjeket me te mire te vendit, eshte ky qellimi i Meredith Grey (aktorja kryesore, dhe i stafit te saj; koreanes aq shume kapriciose Cristina Yang, rremujaxhiun George O'Malley, per te pasigurten por shume te afte Izzie Stivens, dhe per arrogantin Alex Karev. Permes rasteve te veshtira klinike, permes ndjesive sentimentale, te peste do te provojne te mbijetojne e te rriten se bashku.Sriali ka arritur ne pese sezone deri me sot.