Kerko ne faqe


Kontakte

TELEVIZIONI

D

  •  DEJA VU - eshte ne thelb nje interviste me te ftuar te ndryshem, vecse ketu rolin e pyetjeve e luajne fotografite, qe shfaqen njera pas tjetres ne nje ekran te madh ne studio. Ndersa "Deja Vu" eshte zgjedhur per titull, ngaqe cdo fotografi e bukur eshte ne vetvete nje lloj "deja vu"-je. Qe te jemi te qarte, déjà vu do te thote "sensacioni i te ri-perjetuarit te nje gjeje apo te nje situate, ndonese me kete gje e me kete situate ti ndeshesh per here te pare". Emision i perjavshem drejtuar nga gazetari Mustafa Nano ne Top Channel.
  • DUEL - direkt nga ish-Teatri "Rubairat" ne KLAN TV, programi i pare rinor, i cili testonte dhe afirmonte njohurite dhe talentin e gjimnazisteve te kryeqytetit ne kenge, aktrim, modelim dhe njohuri te pergjithshme. "Duel", nje program nga Albert Dumani dhe Fatos Risto me regji nga Artur Bejzade, transmetohej tre here ne jave ne mesdite ora 14:00 dhe zgjati per nje periudhe 8 javore  (11 Maj - 20 Qershor 2000).
  • DUA NJE GENJESHTAR - Telekomedi prodhuar nga KLAN TV.
  • DIGITALB - E para platforme shqiptare qe transmeton me teknologji DVB-T qe nga 15 korriku 2004.
  • DIGITALB MOBILE - Me 20 Dhjetor të vitit 2006 DigitALB ishte kompania e 3-të (tretë) në botë që nisi zyrtarisht transmetimet me kanalet e tij nëpërmjet teknologjisë më të fundit, DVB-H, me anë të së cilës mund të ndiqet kudondodhesh TV në Celular. Tashmë këto tranmetime menaxhohen nga brand-i i mëvetshëm DigitALB Mobile.
  • DIELA SHQIPTARE, E - Eshte nje program i cili perfshin nje fashe orari maratone, prej 6 oresh transmetim LIVE, me nje nderprerje per Edicionin e lajmeve te ores 15:30-16:00. Ideuar dhe prezantuar nga showmen-i dhe kengetari Ardit Gjebrea. Ky program starton daten e 21 shtatorit 2008 ne Tv KLAN.
  • Dy Fytyrat (Duas Caracas) - Telenovele braziliane, xhiruar ne vitin 2008 me teknologji HD, me personazhe te fuqishem dhe e mbushur me emocione Tranmetohet nga 10 NENTORI ekskluzivisht ne Klan TV.
  • Dawson's Creek -  Serial Amerikan (me 6 sezone) mjaft i suksesshem prodhim i Sony Pictures (ne VIZION PLUS nga viti 2008 çdo te shtune, ora 20.10)eshte drame ngacmuese rreth moshes se veshtire te adoleshences se nje grupi te rinjsh, miq te ngushte, qe jetonin ne qytetin e vogel bregdetar te New England. Dauson Leery duket se ben nje jete perfekte. Si nje aspirues I botes se kinematografise, shume shpejt ai do te zbuloje se te rritesh nuk ishte nje gje e thjeshte dhe perfekte si tek filmat e Steven Spileberg te cilin ai e kish idhull.